Panik te Kukësi, lideri i verlindorëve humbet sfidën ndaj Teutës dhe rrezikon shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 14:29

Panik te Kukësi, lideri i verlindorëve humbet sfidën ndaj Teutës dhe rrezikon shumë

Kukësi u mund nga Partizani në një ndeshje me rrjedhë të çuditshme ngjarjesh, por pas kësaj humbje, Kukësit i shtohet dhe një tjetër hall. Është dëmtuar kapiteni Agim Ibraimi, i cili doli nga fusha në minutën e 76′ të takimit. Lideri i Kukësit ka marrë një goditje në gju dhe ka pasur dhimbje. Ditën e djeshme lojtari ka bërë rezonancë dhe vizitat përkatëse, e së bashku me të dhe drejtuesit presin më padurim përgjigjet.

Agim Ibraimi

Gjithsesi drejtuesit e Kukësit i kanë humbur shpresat se do ta kenë të gatshëm sulmuesin për takimin me Teutën, duke parë këtu dhe afërsinë në kohë. Drejtuesit dhe tekniku Josa shpresojnë që 32- vjeçari mos të ketë dëmtim të rëndë në gju, e në fakt janë shumë të shqetësuar për gjendjen e Ibraimit. Rëndësia e kapitenit të Kukësit është mjaft e madhe jo vetëm për lojën e golat e shënuar të tij, por dhe për prezencën në fushë. Tashmë Ibraimi ka marrë shumë përsipër te Kukësi dhe po kryen rolin e liderit te skuadra kuksiane duke shënuar 10 gola e duke udhëhequr tabelën e shënuesve në kampionatin shqiptar. Tashmë Kukësin do e presë Teuta në Durrës të premten, ku nënkampionët duhet të bëjnë shumë për të marrë një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari në formë. Kukësi renditet në vendin e pestë me 29 pikë, pesë më pak se Laçi dhe Teuta që janë aktualisht në vendet 3 dhe 4.

Ibraimi

SITUATA – Skuadra e humbi ndeshjen e tretë në po kaq përballje kokë më kokë me Partizanin, e përballë Teutës nënkampionëve të drejtuar nga Mireli do iu duhet me çdo kusht rezultat pozitiv. Tashmë për humbjen ndaj Partizanit pritet që në radhët e skuadrës të mbahet analiza teknike e ndeshjes, ku do të nxirren të gjitha gabimet e bëra prej skuadrës. Ditën e sotme ekipi do të rinisë dhe stërvitjen, pasi dje vetëm një pjesë e skuadrës dolën në stërvitje (pjesa e ekipit që nuk luajti), ndërsa futbollistët që u aktivizuan e patën ditë të lirë duke zhvilluar aktivitete të lira, si sauna apo palestër. Sakaq, situata te Kukësi nuk është ajo më e mira, pasi me dy humbje e dy fitore trajneri Josa kërkon stabilitet brenda ekipit. Për ndeshjen e radhës riktheh et B ru no Lu laj, n dë rsa përveç kapitenit Ibraimi nuk ka mungesa për shkaqe dëmtimi apo kartonësh.

S. SULOZEQI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"