Panik para ndeshjes, trajneri i klubit të Kategorisë së Dytë pëson aksident automobilistik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 23:46

Panik para ndeshjes, trajneri i klubit të Kategorisë së Dytë pëson aksident automobilistik

Bulqiza likuidon Tërbunin në Pezë-Helmës. Ndeshja e fundit e javës së 10-të është mbyllur me shifrat 3-1. Edhe pse bulqizakët nuk kishin trajnerin në pankinë, ia dolën falë rrjetave të Takut, Merdinit dhe Farrukut.

22769780_860121207476118_5507352121600649818_o

Hakik Çekiçi është përfshirë në një aksident automobilistik para nisjes për në kryeqytet, por pa pasoja. Ai ka shpëtuar paq dhe gazeta mëson se gjendja e tij shëndetësore është më shumë e mirë.

22713165_860121210809451_5551313332472181072_o

Për këtë motiv tekniku nuk ka shoqëruar dot ekipin dhe dje në pankinë ishte zëvendësi i tij, Flogert Rrushi.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"