Panik në Shqipëri nga tërmetet, partnerja braziliane e futbollistit të Superiores tregon ankthin: Hera e parë, nuk fjeta gjithë natën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 20:54

Panik në Shqipëri nga tërmetet, partnerja braziliane e futbollistit të Superiores tregon ankthin: Hera e parë, nuk fjeta gjithë natën

Tërmetet që ranë të dielën në darkë në vendin tonë kanë krijuar jo pak ankth e panik te ata që kujtuan ngjarjet e tmerrshme të vitit 2019. Por jo vetëm te shtetasit shqiptarë. Daiane Gomes Barreto, bashkëshortja e futbollistit të Egnatias, Fernando Medeiros, ka treguar për “Globo” në Brazil se si e përjetoi këtë të diel dhe dy lëkundjet e tërmetit që u ndjenë në të gjithë rajonin.

ggggggg

Edhe pse familja braziliane jeton në Kavajë, ajo ka përjetuar stres si pasojë e lëkundjeve sizmike. “Na dukej sikur po lëkundje e gjithë shtëpia, tregoi fillimisht ajo. “Ishim në sallon kur nisi dridhja e parë. Unë isha në tavolinë ndërsa burri me djalin në divan. U duk sikur shtëpia po lëvizte, ishte shumë e  çuditshme, pamë njëri-tjetrin dhe thamë ‘është tërmet’. Nuk më zuri gjumi gjithë natën. I dyti kishte magnitudë më të ulët dhe ndoshta nuk e dëgjuam për shkak të nervozizmit”.

Për familjen braziliane, kjo ishte hera e parë që përjetonte një tërmet. “Kur erdhëm këtu, e dinim që mund të ndodhte, por nuk e kishim menduar kurë se do të kalonim në të tillë realisht. A jam nervoze? Çdo gjë e vogël më jep frikë. Por burri im, i cili është më i qetë, me qetëson gjithmonë”, tha Daiane.

ffffffggggg

Ajo shkroi gjithashtu se shqiptarët ishin “të mësuar” me situata të tilla, edhe pse vuanin ende pasojat e tërmetit të vitit 2019. “Ata bashkëjetojnë me këtë, klima në Kavajë nuk ndryshoi aspak. Por përtej kësaj, njerëzit kanë frikë nga ai tërmet i 2019”, theksoi ajo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"