Panik në Rusi, përfshihet nga flakët stadiumi në ndërtim për Kupën e Botës (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 21:32

Panik në Rusi, përfshihet nga flakët stadiumi në ndërtim për Kupën e Botës (Video)

Një zjarr i madh ka rënë në stadiumin e qytetit Nizhni Novgorod në Rusi, i cili po ndërtohet për Kupën e Botës. Fotot dhe videot që qarkullojnë nëpër mediat Ruse tregojnë zjarrin dhe tymin e dendur që dilte nga arena e stadiumit, i cili është planifikuar të mbarojë në fund të këtij viti.

Stadiumi rus

‘Stroytransgaz’, firma që po ndërton stadiumin 45.000 vendësh, deklaroi se zjarri nisi në orën 13:30 me orën lokale, në shkallët e stadiumit, pasi një shkëndijë prej pajisjeve salduese ndezi një material plastik. Gjithashtu në deklaratë thuhet se ky incident nuk do të ketë ndikim në ndërtimin apo afatin e përfundimit të stadiumit.

Rusi

Ky është rasti i tretë që në Rusi bie zjarr në arenat në ndërtim për Botërorin 2018. Në Qershor, një zjarr i tillë ra në një stadium në qytetin jugor Volgograd, që po ndërtohet po nga firma ‘Stroytransgaz’. Ndërsa në gusht, një zjarr ra në stadiumin e qytetit Samara, incident i cili ka sjellë vonesa në ndërtimin e tij. Rusia do presë finalet e Kupës së Botës verën e ardhshme në 11 qytete dhe 12 stadiume.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"