Panik në ndeshjen e moshave, gjyqtari anësor bie pa ndjenja…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 23, 2018 | 13:19

Panik në ndeshjen e moshave, gjyqtari anësor bie pa ndjenja…

Ndeshja mes Akademisë së Futbollit dhe Partizanit për të rinj i ka pasur të gjitha brenda, duke filluar nga momentet e panikut për shkak të dëmtimit të arbitrit, ndërprerja e lojës, si dhe gjashtë gola. Në minutën e 23-të, kur rezultati ishte 1-0 për Akademinë, krijohet panik në fushë.

Kamez

Asistenti i dytë, Mario Hasanaj, fillimisht ankohet për një problem me këmbën e majtë. Gjatë një kundërsulmi të Partizanit, anësori teksa po vraponte për të ndjekur aksionin, e ka zënë këmbën keq dhe ka ndier dhimbje. Menjëherë ai ka sinjalizuar kryesorin Kaimi në kufje se nuk ndihet mirë.

Gjyqtari kryesor ka ndërprerë direkt lojën dhe ka thirrur mjekun. Pas dhënies së ndihmës së parë nga mjeku Edison Koçi, anësori Hasanaj ka kërkuar që të fillojë ndeshjen. Mirëpo, kryesori Kaimi duke parë gjendjen e tij, i kërkoi që të mos e bëjë atë sakrificë, por të marrë mjekim më të detajuar.

Në këto kushte, loja është ndërprerë rreth 6 minuta. Gjatë kësaj kohe si zëvendësues ka ardhur një gjyqtar nga Liga Amatore, Ermal Gryka, që ishte duke drejtuar një ndeshje në fushën tjetër të kompleksit të Kamzës. Në kohën kur asistenti i dëmtuar po shkonte drejt dhomës së zhveshjes, i bie të fikët.

2

Ankthi i kap të gjithë, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e mjekut që i ka nxjerrë gjuhën arbitrit, duke mos lejuar të ndërlikohej situata. Më pas, ai është kthyer në gjendje normale, ndërsa shqetësime ka pasur vetëm nga këmba. Sipas të dhënave paraprake, asistenti ka këputur një nga ligamentet e këmbës së majtë dhe mendohet se tashmë do t’i nënshtrohet operacionit.

Përmes “Panorama Sport”, anësori bëri thirrje që në këtë moment të vështirë të ketë mbështetjen e FSHF-së për kostot e ndërhyrjes që do të bëjë.

 





www.minuta90.com