Panik në ndeshjen e Kategorisë së Parë, mbrojtësi dërgohet me urgjencë në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 0:26

Panik në ndeshjen e Kategorisë së Parë, mbrojtësi dërgohet me urgjencë në spital

Është duke u luajtur në këto momente ndesha mes Tërbunit dhe Velçikut, në grupin A të Kategorisë së Parë.83796676_2812131498845016_3428028907511611392_n

Megjithatë një moment paniku ka mbërthyer të gjithë të pranishmit në stadium, pas një përplasje mes dy lojtarëve. Futbollisti i Tërbunit Indrit Hithi ka pasur një përplasje me lojtarin e Veleçikut, Ujka gjatë një dyluftimi për topin.

Mbrojtësi i Tërbunit ka mbetur i dëmtuar keq, teksa ka marrë goditje të fortë te koka dhe ka pasur një çarje te pjesa e ballit. Menjeherë pas kësaj Hithi është zëvendësur, teksa është dërguar me urgjencë drejt spitalit, për të marrë ndihmën e mjekëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"