“Pandemia na ndali në momentin më të mirë”, Barushi: Ta rikthejmë Dinamon në shkollë futbolli, jemi duke mbyllur një kontratë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 18:13

“Pandemia na ndali në momentin më të mirë”, Barushi: Ta rikthejmë Dinamon në shkollë futbolli, jemi duke mbyllur një kontratë me…

Nga asistent arbitrimi (i FIFA-s deri pak kohë më parë), në një post drejtues te Dinamo. Ermal Barushi, është optimist dhe beson se klubi legjendar kryeqytas, do të rikthehet shumë shpejt në elitën e futbollit shqiptar. Në një lidhje për “Fan Zone”, Barushi, foli për situatën aktuale te Dinamo, duke u shprehur:

Barushi

“E morëm ekipin në një situatë shumë të keqe, me 1 pikë dhe 1 gol të shënuar. Në janar ndryshuam 16 lojtarë. E nisëm mirë, nuk ishte e thjeshtë, do kohë. Vërtet është emri i madh i Dinamos, por ekipi reziktonte seriozisht. E nisëm mirë sezonin, fituam me Besëlidhjen në Tiranë. Pandemia na ndaloi. Tani jemi në këtë situata. Kemi nisur stërvitjen në dt 18.

Sot që flasim po përpiqemi të rifreskojmë dokumentacionin e klubit. Po e nisim nga zero. Po përpiqemi të shpëtojmë ekipin nga rënia. Po përpiqemi që të bëjmë një shtëpi për Dinamon. Të ketë fushë, hotel, zyrë, që të jenë në shërbim të ekipit. Sot që flasim Dinamo ka vetëm ekipet U-17 dhe U-19, këta të fundit rezikojnë të bien një kategori më poshtë.

Zyrtarisht investitorët janë italianë. Nuk po punojmë mediatikisht. Ne jemi duke mbyllur një kontratë me një qendër sportive. Nuk ka përfunduar ende. Zotëria Pontreli, ka qenë pronar i SPAL-it, Triestinës. Ka bizneset e tij në Tiranë. U përpoq të merrte Dinamon dhe ia arriti qëllimit.

Nuk është se ka sponsor të tjerë që të kenë pasur kontakte me klubin. Ne kaluam një situatë të vështirë. Gjithë qëllimi është që Dinamo të rikthehet në shkollë futbolli. Pa një akademi dhe ekipe zinxhirë, Dinamo nuk mund të shkojë kurrkund”, u shpreh Ermal Barushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"