Pandemia “gjunjëzon” Realin, sponsorët kryesorë nuk përmbushin detyrimet. Perez mendon të ulë sërish rrogat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 19:00

Pandemia “gjunjëzon” Realin, sponsorët kryesorë nuk përmbushin detyrimet. Perez mendon të ulë sërish rrogat

Pandemia duket se ka gjunjëzuar ekonominë e Real Madridit. Situata financiare tek ekipi spanjoll nuk është fare e mirë.

skysports-real-madrid-valencia_5017154

Nuk dihet ende se kur mund të përfundojë stadiumi dhe se kur tifozët do rikthehen që klubi të ketë të ardhura nga biletat.Por ajo me të cilën Real Madridi po has më shumë vëshitrësi janë dy sponsorët kryesorë, “Adidas” dhe “Fly Emirates”. Kompania ajrore duhet ti paguajë skuadrës spanjolle 40 milionë euro në vit, kurse firma e veshjeve sportive 110 milionë euro në vit. Këto dy sponsor i japin më shumë fitime Real Madridit, por janë pikërisht këto dy kompani që po hasin vështirësi të paguajnë detyrimet e tyre nga kriza e Covid-19.

Presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez duke parë këto kushte po mendon ti ulë sërish rrogat lojtarëve. Në fillim Perez i’a uli rrogat lojtarëve me 10% por tani po mendon t’ia ulë edhe me 10% të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"