Pandemia dhe sporti, sa shumë ndryshime mes Shqipërisë e Kosovës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 19:34


Pandemia dhe sporti, sa shumë ndryshime mes Shqipërisë e Kosovës…

Virusi “COVID-19” për më shumë se dy muaj ka shkaktuar një kaos të madh në mbarë botën, e kësaj gjendjeje alarmante nuk mund t’i shpëtonte as sistemi sportiv, me aktivitete dhe veprimtari të ndryshme të shtyra apo të anuluara. Kjo situatë sigurisht që ka prekur edhe Shqipërinë, por nëse për stërvitjet dhe aktivitetet sportive në ambiente të hapura disa javë më parë u dha leja e rifillimit nga qeveria, aktivitetet në salla të mbyllura vijojnë të jenë të bllokuara.

Shqiperi-Kosove U15

Megjithatë, ajo që bie në sy është ndryshimi i madh ndërmjet vendimeve të marra nga Kosova dhe Shqipëria për të njëjtën situatë. Menjëherë sapo u shpall gjendja e jashtëzakonshme prej pandemisë, Kosova vendosi për anulimin e sezonit në lojërat me dorë. Gjithashtu edhe për sa i përket futbollit, në Kosovë parashikohet të startojë vetëm elita, pasi për ligat dytësore dhe moshat ishte i vështirë zbatimi i protokolleve anti-Koronavirus.

Kosove-Shqiperi

Siç dihet, Kosova ka urdhëruar bërjen e tamponëve për të gjitha klubet, madje lojtarët që do të vijnë nga shtete të tjera duhet ta kenë marrë përgjigjen e tamponit para se të nisen. Por krejt e kundërta ndodh në Shqipëri, duke nisur që nga futbolli, ku ndonëse paqartësitë janë të mëdha, synohet rikthimi në fushë jo vetëm për Superioren, por edhe për ligat inferiore, si dhe kampionatet e moshave, ndonëse nuk parashikohet bërja e tamponëve. Në Shqipëri është vendosur data 3 qershor për startin, por qeveria ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare përfundimtare.

auto_Kosova-Shqiperia1546784953

Ndërsa në Kosovë të gjitha palët, qeveri-federatë-klube, u dakordësuan njëherësh për datën 7 qershor. Edhe më e çuditshme paraqitet gjendja në lojërat me dorë, ku ndryshe nga Kosova dhe vendet e tjera, federatat shqiptare shpresojnë që të rikthehen në parket për të vijuar sezonin. Edhe këtu problematikat janë nga më të ndryshmet, duke nisur nga infrastruktura e papërshtatshme për të luajtur në verë, për të vijuar me pamundësinë e rikthimit të lojtarëve të huaj, të cilët janë të shumtë si në basketboll, ashtu edhe në volejboll.

Shqiperi vs Kosove vajzat

Dhe më e rëndësishmja, sa do të jenë në gjendje për të zbatuar protokollin e masave kundër “COVID-19”. Megjithatë, edhe tani që po u drejtohemi ditëve të fundit të majit, ende mungon drita jeshile nga Ministria e Shëndetësisë për hapjen e palestrave dhe pallateve të sportit, ndërsa të gjithë janë me sy e veshë nga qeveria, duke shpresuar te rikthimi në parket.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com