Pamje të rënda / Tragjedi në Rusi, rrihet për vdekje në rrugë kampioni i botës në ngritje peshash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 10:29

Pamje të rënda / Tragjedi në Rusi, rrihet për vdekje në rrugë kampioni i botës në ngritje peshash

Kampioni i Botës dhe i Europës në powerlifting (ngritje peshash, një kategori e ndarë nga peshëngritja), Andrei Draçev, është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike pasi është rrahur për vdekje jashtë një lokali në Dagestan.

rusi

Mediat ruse kanë publikuar lajmin tragjik dhe më pas videot videot e zënkës jashtë lokalit ku Draçev u përfshi në një debat me personin që kërkohet nga policia si shkaktar i kësaj tragjedie, luftëtari i MMA, Ainar Ziranov.

32-vjeçari Andrei Draçev ishte një emër shumë i njohur në sportin e ngritjes së peshave.

asdasdasdsa

Ai vendosi një rekord botëror në atë që cilësohet si triatloni i këtij sporti, duke ngritur në tre disiplinat e ndryshme peshën totale 1 ton e 75,5 kilogramë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"