Pamje të rënda/ Tifozi i Uest Hemit humbet gishtin gjatë festës së golit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 11:24

Pamje të rënda/ Tifozi i Uest Hemit humbet gishtin gjatë festës së golit (VIDEO)

Skuadra angleze e Uest Hemit po bën mjaft mirë këtë sezon duke qenë një ndër skuadra më të forta të Ligës së Europës.

uest ham

Mbrëmjen e djeshme, Uest Hem luajti në transfertë përballë Gentit duke barazuar me shifrat 2-2. Gjatë momentit të një prej golave të shënuar, një tifoz ka humbur gishtin si pasojë e festës së shfrenuar.

Në rrjetet sociale shikohet se si stjuarti vendos gishtin në pjesën ku janë tifozët. Një pamje e rëndë që do t’i kushtojë shtrenjtë tifozit. Uest Hemi kryeson Grupin H me 10 pikë, ndërsa pas saj vijnë Dinamo Zagbre, Genk dhe Rapid Vjena.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"