Pamje të rënda/ I gjakosur në tokë, tifozët e Fejnord rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 20:54

Pamje të rënda/ I gjakosur në tokë, tifozët e Fejnord rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Burime bëjnë me dije se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Fejnordit.

65f3c18a-f957-4061-bf89-dc5c02d2eb63

Sipas informacioneve paraprake ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur te zona e “9 katësheve” në kryeqytet.

Siç duket dhe nga pamjet e mësipërme i plagosuri ndodhet i shtrirë në trotuar, i pamundur të ngrihet në këmbë dhe i mbuluar me gjak në pjesën e fytyrës.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"