Pamje të frikshme/ Shikoni si duket kavilja e dëmtuar e brazilianit Nejmar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 21:54

Pamje të frikshme/ Shikoni si duket kavilja e dëmtuar e brazilianit Nejmar

Nejmari doli me kaviljen e fryrë keq të enjten në mbrëmje dhe ditën e djeshme është konfirmuar një ndrydhje, e cila ka prekur edhe ligamentet. Ndërkohë ditën e sotme ylli brazilian ka bërë një postimi në rrjetet sociale, duke treguar imazhin e frikshëm të gjendjes së kyçit të këmbës së djathtë.

316947597_1209953166271341_5304466000382731395_n

Nga pamjet duket qartë që Nejmar e ka të pamundur që të jetë prezent në dy ndeshjet e radhës së grupeve, teksa shpresohet që ai të rikupetohet në fazën pasardhëse, gjithmonë në rast se Brazili kualifikohet.

nejmar ligameti

Bëhet me dije se Nejmar i është nënshtruar një trajtimi intensive për t’u riaftësuar sa më shpejt të jetë e mundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"