Pamje shokuese/ Ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk përmbahet, kafshon kundërshtarin në ndeshjen e fundit të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 22:17

Pamje shokuese/ Ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk përmbahet, kafshon kundërshtarin në ndeshjen e fundit të Premier Ligës

Skena shokuese u regjistruan në ndeshjen e Premier Ligës mes Evertonit dhe Burnemuthit, teksa protagonist u bë mbrojtësi kolumbian Zheri Mina, i cili u përpoq të kafshonte futbollistin kundërshtar Solanken gjatë një momenti të tensionuar. 

 auto_mina1685303696

Situata doli nga kontrolli për disa çaste kur Solanke rrëzoi portierin Xhordan Pickfordin në tokë, duke shkaktuar një përleshje masive mes pjesës tjetër të lojtarëve. 

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Mina ishte i pari në skenë dhe u duk se kafshoi sulmuesin e Burnemuthit në një sekuencë të çuditshme ngjarjesh. Solanke dukshëm i hutuar i tregoi gjyqtarit plagët e tij të betejës duke shfaqur një “shenje kafshimi” të kuqe në gjoks. 

Gjithsesi kjo nuk mjaftoi teksa mbrojtësi kolumbian i shpëtoi ndëshkimet dhe vijoi normalisht lojën.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"