Pallati i sportit të Gramshit, i shkatërruar. Gati rikonstruksioni me vlerë 266 milionë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 23:08

Pallati i sportit të Gramshit, i shkatërruar. Gati rikonstruksioni me vlerë 266 milionë lekë

Një lajm i mirë, për lojërat me dorë e veçanërisht për volejbollin e në qytetin e Gramshit, pasi tashmë kanë filluar punimet për rikonstruksionin e plotë të pallatit të sportit. Ndërtesa, e cila ishte e amortizuar dhe shkatërruar ashtu sikurse dallohet qartë edhe në foto, tashmë do të rinovohet tërësisht. Bashkia Gramsh ka kontaktuar një fondacion italian, duke bërë të mundur ndërtimin e ri të ambientit sportiv. Palët kanë rënë dakord, ndërsa italianët do financojnë për rinovimin e pallatit të sportit.
full-pallati
Rikonstruksioni do të kushtojë 266 milionë lekë të vjetër, ndërsa gjithçka pritet të jetë gati në fillim të prillit. Do të riparohet ambienti i brendshëm bashkë me zyrat, gjithashtu edhe fasada e jashtme do të marrë një pamje të bukur. Siç dihet nga Gramshi ka dalë edhe Erblira Bici, lojtarja më e mirë e kombëtares shqiptare të volejbollit. Ndërsa mësohet se Gramshi pritet të rikthehet edhe një herë me skuadrën e volejbollit të femrave si dhe me një ekip basketbolli, pasi në këtë qytet ka shumë vajza dhe djem të rinj të talentuar.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"