Pallate fantazmë dhe kamera sigurie/ Mesaied, aty ku fshihen viktimat e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 0:31

Pallate fantazmë dhe kamera sigurie/ Mesaied, aty ku fshihen viktimat e Botërorit

Tridhjetë e gjashtë kilometra në jug të Dohas, qyteti ku po luhet Kupa e Botës, ndodhet Mesaied. Një qytet larg vëmendjes, i lindur si qytet i klasës punëtore në vitin 1949-të.

63756624_101

Përbëhet, sipas të dhënave të censusit të vitit 2015-të, me 37500 banorë, nga të cilët 85% janë punëtorë. Është legjitime të mendohet se një pjesë e madhe e tyre kanë punuar në ndërtimin e stadiumeve për “Katar 2022”.

Kjo pasi “La Gazzetta dello Sport”, në bazë të disa videove të xhiruara virale në rrjetet sociale nga korrespondenti i saj Luca Biankin, shkoi në vend dhe gjeti rreth 25-30 pallate të pabanuara. Këto ndërtesa “çuditërisht” mbikëqyreshin dhe qasja ishte e ndaluar.

KATARI PUNTORET

Arsyeja më e mundshme është se ato ishin shtëpitë e ndërtuesve të stadiumeve dhe se aty mund të gjenden prova për vdekjet e shumta në kantier që karakterizuan ndërtimin e infrastrukturave ku sot po zhvillohet Botërori i Katarit. Gjithashtu, duke marrë parasysh edhe polemikat në FIFA për kushtet e punës dhe të vdekurit, mund të lindte mundësia që kushtet e jetesës të mos ishin më të mirat, prandaj qeveria donte të fshihte banesat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"