Palët arrijnë marrëveshjen, mbrojtësi i Laçit drejt klubit turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 12:03

Palët arrijnë marrëveshjen, mbrojtësi i Laçit drejt klubit turk

Laçi gjatë viteve të fundit ka nxjerrë shumë lojtarë të cilët, janë transferuar në kampionatet e huaja dhe po bëjnë një karrierë të mirë.

shehu laci

Rasti i fundit ishte ai i portierit të Kombëtares, Selmani, i cili kaloi në Kategorinë e Dytë turke, te skuadra e Menemensporit.

Tashmë duket se hapet e tij, i ka ndjekur dhe mbrojtësi i kurbinasve David Domgjoni. Drejtori sportiv i klubit truk, deklaroi për mediat e vendit të tij, se arritja e marrëveshjes me Domgjonin është çështje ditësh dhe kështu rezultoi.

domgjo

Siç raporton media turke “Fanatik”, Domgjoni dhe klubi turk kanë “shtrënguar duart” dhe kanë rënë dakord për vazhdimin. Tashmë mbetet vëtëm zyrtarizimi nga ana e kulbit për ta quajtur 100% të kryer këtë transferim.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"