Palestër dhe stërvitje, Daja e ka të qartë formacionin anti-Kukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 11:38

Palestër dhe stërvitje, Daja e ka të qartë formacionin anti-Kukës

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Kukësit, e vlefshme për javën e 20-të në Superiore. Kjo sfidë ishte parashikuar të luhej ditën e mërkurë, por për shkak të kushteve atmosferike, u shty. Për sfidën ndaj verilindorëve, Partizani do t’i ketë të gjithë futbollistët të gatshëm, gjë që nuk ka ndodhur që nga fillimi i sezonit për trajnerin Daja. Me fat të kuqtë, pasi nuk kanë as pezullime nga kartonët e as dëmtime. I gjithë kontingjenti ka qenë në formë optimale, ku “mungesa” e vetme mund të quhet Edon Hasani.
GJK_1614-1536x1024
Por dhe mesfushori vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi që e ka mbajtur gjatë larg fushave dhe po stërvitet në palestër, në shoqërimin e ish-futbollistit të kombëtares, Jahmir Hyka. Gjithashtu, në palestër vazhdojnë stërvitjen intensive dhe tre futbollistë të tjerë të Partizanit. Kordeiro Melo, Lukas Kardozo dhe Roberto Dominguez punojnë çdo ditë gjatë pasditeve me ushtrime force, për të qenë në formë sa më të mirë fizike. Për sfidën ndaj Kukësit, i gatshëm do të jetë dhe mesfushori Rron Broja, i cili shleu pezullimin nga kartonët e verdhë në takimin kundër Kastriotit. Ndërsa për ndeshjen pasardhëse, atë kundër Laçit, te Partizani rrezikojnë tre futbollistë. Esat Mala, Jurgen Bardhi dhe Egzon Belica janë në kuotën e 3 kartonëve të verdhë dhe në rast se ndëshkohen me karton të verdhë ndaj Kukësit, humbasin sfidën ndaj kurbinasve.

partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"