Pakult: U luajt pak futboll, Laçi ishte shumë agresiv. Ja pse e aktivizova Koliçin titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 16:10

Pakult: U luajt pak futboll, Laçi ishte shumë agresiv. Ja pse e aktivizova Koliçin titullar

Trajneri i Kukësit, Piter Pakult, foli në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes, në lidhje me ndeshjen e sotme. Austriaku nuk u shpreh i kënaqur me lojën e të tijve si dhe theksoi se u luajt pak futboll. Në fund numri 1 i pankinës verilindore, sqaroi edhe aktivizimin e portierit Koliçi si titullar.

paklut

Barazimin e arriti Kukësi, apo iu ndali Laçi?

“Mendoj që para fillimit të ndeshjes, e dinim që do ishte një ndeshje shumë e vështirë. Për ccdo kundështarë është e vështirë të luajn në Laç. E dinim që duhet të luftonim shumë. Luftuam por nuk luajtëm shumë futboll. Ajo që do ta thoja me shumë rëndësi është që nuk pësuam gol dhe do presim ndeshjen e kthimit.

A ju favorizon ky rezultat?

“Unë mendoj që zeron mbrapa jam i kënaqur. Ndërsa për sulmin, nuk arritëm të shënonim golin e avantazhit. Shënuam një gol që për mendimin tim ishte i rregull. Duhet të presim ndeshjen e kthimit dhe të luftojmë shumë.

Në çfarë kuptimi Kukësi nuk luajti futboll? E pengoi dikush? U luajt ashpër?

“Është e vërtetë. Ekipi  i Laçit ishte shumë agresiv në sulm. Po nuk jam i kënaqur me ekipin, gabuam shumë në pasimet e thjeshta nuk arritëm të bënim lojën tonë.”

Aktivizimi i Zderiç dhe Idrizin, lëvizje taktike apo do i përdorni dhe në kampionat?

Nuk e ndërtoj ekipin sipas kundështarit. Idrizin e kam vendosur në sulmë pas rikthimit të Zderiç. Mendoj që me shpetësinë e Idrizit do bënim më mirë. Ai e bëri goli, që për mendimin tim ishte i rregull. Zderiç nuk ka mundësi të zëvendësohet me Idrizin.

Sa të favorizuar jeni për ta kaluar turin?

“Nuk dua të flas për ndeshjen e kthimit. Nga ky moment jam duke menduar për Kamzën”.

Për se vendosët ta rikthenit Koliçin në formacion?

Koliçin e aktivizova për ta parë në çfarë gjendje ishte, për ta parë nëse do ta aktivizoja ndaj Kamzës apo jo. Tani e di kë do të aktivizoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"