Pakult: Sukaj e tërhoqi i pari Allën, por ishte penallti. Salihi ishte një “kobër” në zonë ndërsa Guri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 16:27

Pakult: Sukaj e tërhoqi i pari Allën, por ishte penallti. Salihi ishte një “kobër” në zonë ndërsa Guri…

Për penalltinë e padhënë të Vllaznisë…

“Kisha një bisedë të shkurtër me Sukajn. Edhe unë në të kaluarën kam qenë një sulmues. Situata të tilla kam pasur në karrierë. Mendoj që si sulmues, veprimi i parë është që sulmuesi futet në një kontakt me mbrojtësin. Kishte tërheqje nga Sukaj në fillim, por më pas ishte një penallti. Arbitëri nuk e dha.

Pakult

Çfarë do ti këshillonit Allës në ato momentet e tërheqjes me Sukajn?

“Mendoj që u desh patjetër të bënim një reagim pas ndeshjes me Luftëtarin. Qëllimi jonë kryesor ishte të ktheheshim te fitorja. Është shumë e rëndësishme që fituam para pauzës së kampionatit. Ekipi bëri shumë mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe tregoi se ne jemi këtu për të fituar 3 pikët. Më vjen shumë mirë për aksionin e golit të parë. Një gjë e rëndësishme është që nuk pësuam gol. Nuk kemi lejuar shumë raste gjatë gjithë 90 minutave. Është shumë e rëndësishme të jemi më të qetë. Sa i përket rastit të Allës, mendoj që është e vështirë në një moment të atillë ti thuash ndonjë gjë, pasi ishte një dyluftim. Unë nuk jam mik i lojtarëve që më tepër përdorin duart se sa këmbët. Duhet ta theksoj edhe njëherë, lëvizja që bën Sukaj është pe një sulmuesi shumë cilësor.

A e morën leksionin sot Ethemi, Kolici dhe Zderic. Kush është më i fortë, Salihi apo Guri?

Nuk është leksion. Ishte thjeshtë një moment që unë si trajner duhet ta merrja këtë vendim. Ata që ishin në fushë, treguan një lojë mjaftë të mirë. Para ndeshjes, në mbledhjen me lojtareve, iu sqarova lojtarëve që nuk mund të luajnë gjithmonë të  11 lojtarët. Lojtarët e kanë pranuar këtë dhe nuk kemi çfarë të diskutojmë më tepër. Ta them të drejtën nuk mund t’i krahasoj. Salihi ishte si “kobra” në zonë. Ndërsa Guri është lojtar tjetër, pasi është lojtarë i shpejtë, vrapon shumë për ekipin. Ai po shënon golat e tij. Jam i kënaqur që kam punuar me Salihin dhe tani kam Guri. Nëse edhe  Guri vazhdon në hapat e Salihit, atëherë do ishte kënaqësi për mua?

Keni punuar 4 nga 5 aksionet që keni bërë në stërvitje. Është kjo pjesë e taktikës për fushën e dobët në Kukës?

“Që në momentin që kam ardhur, jemi përgatitur shumë në goditjet standarde. Pa shumë stërvitjesh sot na ndodhi që të shënonim një aksion që e kishim përgatitur në stërvitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"