Pakult shpërthen pas barazimit: Pse na quani favoritë? Presionin e ka Valeta. Kritikat për lojtarët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 21:20

Pakult shpërthen pas barazimit: Pse na quani favoritë? Presionin e ka Valeta. Kritikat për lojtarët…

Trajneri i Kukësit, Piter Pakult është dukur shumë i nervozuar në konferencën për shtyp, pas barazimit me Valetan. Austriaku shpërtheu, kur u pyet nëse ky ishte një rezultat jo i mirë për Kukësin, që mund ta lërë edhe jashtë Champions Leagues.

pakulttt

Rezultat i papritur përballë Valetës?

Pse e quani të papritur? Kush e ka thënë që ne jemi favoritë.

Kishit menduar që mund të eliminoheshit që në raundin e parë?

Nuk e kuptoj kritikën që më bëni, unë nuk kam folur kurrë për favoritë. Ndoshta ky është mendimi juaj që po e thoni këtë gjë. Unë kam kohë të gjatë që jam në futboll. Kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur. Por, ne kemi edhe ndeshjen e dytë.

Me një rezultat 0-0, jeni të kënaqur?

Jam i kënaqur që nuk pësuam gol, por na dhemb që nuk shënuam.

5 lojtarë të rinj, çfarë përgjigje morët?

Mund të na bëni një pyetje tjetër, kritikat për lojtarët nuk mund t’i jap tani. E rëndësishme është koha, tani është vetëm fillimi. Është si puna e farës, ajo do kohën e vet që të rritet. Është ende herët për të folur. Pamë që kishim përballë një skuadër që ka kohë që luan me njëra tjetrën. Ne po formohemi, po njohim njëri-tjetrin.

A do keni kohë mjaftueshëm në ndeshjen e radhës, për të shënuar një gol?

Sot patëm shanset tona, me kundërsulme. Padyshim që duhet të bëjmë golin, që për fat të keq nuk erdhi sot. Jam i bindur që në ndeshjen e kthimit do japim maksimumin, dhe do marim një rezultat pozitiv. Edhe presioni është për Valetan tani, pasi një gol i pësuar në fushën e tyre, do i çakordojë nga loja. Duhet të ndryshojmë disa gjëra.

Merkato e mbyllur?

Në këtë moment nuk mund të jap një përgjigje, fokusi është për ndeshjen e kthimit tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"