Pakult nga Sllovenia: Me një sulmues krahu mund të quhemi të plotësuar, aspak e lehtë me Valetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 17:34

Pakult nga Sllovenia: Me një sulmues krahu mund të quhemi të plotësuar, aspak e lehtë me Valetën

Trajner i Kukësit, Piter Pakult, ka folur për televizionin e klubit teksa gjendet në Slloveni, për fazën përgatitore që po zhvillon bashkë me ekipin, si dhe një koment për Valetën.

pakult

“Jemi në fillim të përgatitjeve. Kjo është java e dytë. Ekipi bazohet tek ushtrimet e forcës. Një miku im, Kristian, ka punuar me mua çdo herë, që po na ndihmon shumë. Ekipi duket mirë. Na duhet edhe një kualitet të futet në ekip. Ndoshta na duhet një lojtar anësor, një sulmues krahu. Edhe me ndonjë sulmues, ndoshta plotësohemi. Do përpiqemi të marrim maksimumin nga lojtarët, për rezultate në ndeshjet e Europës. Dua të falenderon presidentin dhe drejtorin Nexhipi. Po punojmë 24 orë për të marrë lojtarë sa më cilësorë. Kemi përgjegjësi të madhe, pasi duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura. Kush mendon se ndaj Valetës, do e kemi të lehtë, gabohet. Kundërshtari luan me radhë në Europë. Nuk i nënvlerësojmë. Gjithsesi, për shortin jemi të kënaqur pasi ka edhe kundërshtarë më të fortë.” – deklaroi Pakult.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"