Pakult në hall për qendërmbrojtës, ja si mund të “sajohet” përballë Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 13:26

Pakult në hall për qendërmbrojtës, ja si mund të “sajohet” përballë Tiranës

Kukësit sa vijnë dhe i shtohen “hallet”. Sikur të mos mjaftonte mungesa e Albi Allës, i cili do të mungojë për të paktën edhe për dy javë të tjera (pasi kishte tërheqje ligamenti), tashmë Peter Pakult ka humbur edhe Ylli Shametin.

pakult

Kapiteni krisi dorën në ndeshjen ndaj Flamurtarit, megjithatë vendosi që të sakrifikonte përballë Kamzës. Megjithatë nuk rezistoi, pasi dhimbjet iu shtuan dhe rrjedhimisht doli nga loja.

Shameti do të hedhë në allçi dorën, gjë që duhet ta bënte që ndaj kamzalinjve. Por një gjë të tillë e shmangu, duke qenë se, nëse do ta kishte vendosur në allçi, nuk do t’i lejohej të luante, pasi mund të bëhej rrezik për lojtarët e tjerë.

shameti

Por, tashmë nuk i shpëton dot më allçisë dhe me urdhër të mjekëve duhet bërë. Nga ana tjetër, trajneri po mendon për të zëvendësuar dy qendërmbrojtësit kryesorë dhe janë Hoxha me Imamin që presin në radhë. Pritet që ndaj Tiranës tekniku të marrë masa edhe ndaj titullarëve, ku duket se do të ketë një ose dy futbollistë që do ta “pësojnë” për humbjen ndaj Kamzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"