Pakult: Na ndihmoi kartoni i kuq i Kulum, Bakajt nuk i falen ato gjeste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 20:19

Pakult: Na ndihmoi kartoni i kuq i Kulum, Bakajt nuk i falen ato gjeste

“Mendoj që pjesa e parë ishte me një lojë intensive nga të dyja anët. Në përfundim të pjesës së parë, në minutën e fundit bëmë një gabim fatal, duke i lejuar partizanit të shënonte golin. Mendoj që pjesën e dytë ekipi tregoi karakter të madh dhe arritëm ta kthejmë rezultatin. E denim që para ndeshjes që do të ishte e vështirë. Në futboll ato ndeshjet e fituara para fillimit janë të vështira. Mendoj që me meritë të plot ekipi e fitoi ndeshjen.”

Pakult

E shihni Partizanin konkurent për një vend në Europë, pas kësaj ndeshje?

“Mendoj që kampionati është shumë i gjatë dhe do të ndodhin shumë gjërë. Një gjë është e rendësishme, që konkurentin direkt arritëm ta mposhtnim.”

Një mendim për acarimin e Bakajt në fundin e ndeshjes?

Tensioni erdhi nga goli i pësuar në pjesën e parë. Me golin e barazimit ndoshta na u rikthye pak siguria. Nuk ishte e nevojshme nervozimi. Me shënimin e golit të dytë, duhet ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Gjithë ndeshja mori një rrjedhë tjetër, pas golit të dytë dhe kishte shumë nervozizëm në fushë. Edhe Bakaj mendoi bëri një ndeshje të mirë, dhe gaboi në disa momente. Jemi të kënaqur që arritëm të marrnim 3 pikë. Nuk kam biseduar akoma për gjestin në fundin e ndeshjes. Nuk i lejohet në asnjë mënyrë të bëjë një gjest të tillë.

A ndikoi kartoni i kuq, për të vendosur fatet e kësaj ndeshjes, apo ishte gjithçka në kuadër të sportivitetit?

Mendoj që ishte një moment kyç i ndeshjes, largimi i lojtarit të Partizanit me karton të kuq. Ishte një lojtar shumë i fuqishmë në ajër. Këto janë momentet e futbollit, ne e shfrytëzuam mjaft mirë, mungesën e lojtarit të Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"