Pakult i zhgënjyer: Nuk kemi pasur shumë punë me fatin, ja pse nuk jemi në finale…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 18:02

Pakult i zhgënjyer: Nuk kemi pasur shumë punë me fatin, ja pse nuk jemi në finale…

Trajneri i Kukësit, Piter Pakult, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku analizoi eliminimin e hidhur ndaj Laçit. Austriaku tregoi se skuadra e humbi përqendrimin në pjesën e dytë dhe kurbinasit e dominuan lojën.

pakult

U duk sikur ia dorëzuat finalen Laçi?

Ishte një situatë jo e mirë. Me çdokush dëshironim finalen. E kishim deri në 15 minutat e fundit. U mërzita si shkoi loja në fushë. U mërzita dhe me fytyrat e lojtarëve në fund të ndeshjes. Por futbolli kështu e ka. E dinim që rezultati 0-0 ishte i hapur. Kaluam në avantazh me meritë. Në pjesën e dytë, ekipi nuk funksionojë siç e prisnim të gjithë. Më pas morëm golin e barazimit.

Skuadra është e varur nga Guri dhe nga fati. Vjen një ditë që Guri mund të jetë, por fati jo…

Mendoj që jam kundër thënies me fatin. Kemi bërë ndeshje të mira deri tani. Nuk kemi pasur shumë gjëra me fatin, në këto ndeshje sa jam unë këtu. Nëse flasim për fati, nga vendi ku kemi qenë dhe ku jemi tani, nuk jemi me fat në këtë pozicion.

Mos ndoshta fitorja me Partizanin dhe shkëputja +9, solli një lloj euforie në skuadër?

Nuk ka të bëjë me ndeshjen kundër Partizanin. Atë ndeshje bëmë shumë mirë, për meritën tonë dhe jo për fat. Në pjesën e dytë, nuk luajtëm mirë. Laçi nga minuta në minutë, fitoi terren dhe shënoi.

Lëshimi i terrenit në pjesën e dytë…

Edhe unë mendoj që në pjesën e dytë nuk i bëmë gjerat siç duhej. Gabime në pasime dhe lojtarët nuk kishin shumë vetëbesim. Më pas Laçi e mori kontrollin e lojës.  Kjo është arsyeja pse nuk jemi në finale. E dinim të gjithë që Laçi do të bënte më shumë se në pjesën e parë. E thamë dhe në dhomat e zhveshjes…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"