Pakult: Goli i Vllaznisë ishte aksidental, nuk na rrezikuan asnjëherë në 90 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 19:17

Pakult: Goli i Vllaznisë ishte aksidental, nuk na rrezikuan asnjëherë në 90 minuta

Trajneri Paklut ka folur pas ndeshjes për fitoren e arritur në Shkodër. Aastriaku është shprehur shumë i kënaqur me lojën e zhvilluar nga të tijtë.

sd

Ndeshja e sotme?

Ishte një ndeshje e mirë, sidomos pjesa e parë që ishte shumë intensive. Them që prej fillimit e filluam mirë. Ishim mirë dhe në posedimin e topit. Mbrojtja nuk i la të rrezikonin asnjë moment. Pritëm që të shënonim golin e parë që të shpërbleheshim.

Problemi ishte që kishim mundësi pas golit të parë, duhet të shënonim golin e dytë dhe e lamë kundërshtarit të na bënte presion. Nuk u lamë shumë mundësi Vllaznisë, edhe goli ishte aksidental, ishte goditja e vetme e tyre  për 90 minuta e tyre.

Pas këtij “shoku” të vogël për ekipit, përsëri reaguam mirë dhe në fundin e ndeshjes kishim shumë momente për kundërsulm dhe kështu shënuam edhe të tretin. Kam shumë komplimente për ekipin sepse ketë punë që kemi bërë gjatë kësaj kohe e treguam edhe me performancën e sotme.

Merkato e Kukësit?

Jam i kënaqur me ndeshjen që zhvilluam sot, po normal që kemi ende sytë e hapur për këto ditë dhe do të shohim se çfarë mund të ndodhë.

Cili është ndryshimi i futbollit tonë me atë të vendeve që ju keni drejtuar?

Jam i befasuar në fakt me tempon e shfaqur në pjesën e parë, edhe më atë të ekipit tonë. Ekipi ynë e qarkullonte shumë mirë topin.

Për Shkodrën?

Na ndihmon shumë në qarkullimin e topit. Është një lojtar i mirë dhe bashkëpunon shumë mirë me Musollin. Shkodra është një pikë kyç në ekipin tonë që lidh mbrojtjen me sulmin.

E meritojnë futbollistët vrapin në fushë?

Është një gjë normale dhe përgatitjet për ndeshjen e radhës fillojnë që tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"