Pakult: Deri te pësimi i golit të parë ishim mirë, nuk e kuptova çfarë ndodhi në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 16:27

Pakult: Deri te pësimi i golit të parë ishim mirë, nuk e kuptova çfarë ndodhi në pjesën e dytë

Trajneri i Kukësit, Piter Pakult, u shpreh tepër i zhgënjyer për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme ndaj Luftëtarit. Në prononcimin për “Supersport” Pakult deklaroi se nuk e kuptoi se çfarë ndodhi në pjesën e parë, ekipi u shthur.

Pakult

Kukësi luajti vetëm 30 minutat e para, më pas nuk ekzistonte, luajti vetëm Luftëtari. Çfarë ndodhi?

“Unë jam i të njëjtit mendim, që në pjesën e dytë, sikur ishte ekip tjetër. Është fakt që pjesën e parë deri në momentin që na barazuan, ishte në rregull ekipi dhe ndeshje. Ajo që ndodhi në pjesën e dytë ishte e pakuptueshme.”

Pse le kaq shumë hapësira skuadra?

Unë jam dakord me këtë pjesë. Pjesën e parë mendoj që kishim më tepër mundësi. Pjesën e dytë i dhamë shumë hapësira dhe mundësi ekipit të Luftëtarit. Me të vërtetë e pakuptueshme ajo që ndodhi. Gabime të shumta në pasime, mendoj që ajo ishte problemi kryesor.

Skuadra luan vetë 30 minuta pastaj sthuret, Çfarë ndodh me skuadrën?  

Jam i mendimit që ka shumë ekipe që ndoshta ritmin do ta mbanin. Duke parë që shikojmë ndeshje nga kampionate të ndryshme. Është e rrallë që një ekip të mbajë ritmin e njëjtë.

Sot, çaluat në mesin e fushës dhe nuk mendoj se e kishit përgatitur ashtu siç duhej ndeshjen…

Jam i mendimit që ato 40 minutat e para e lejuam kundërshtarit të luajë, i pritëm si ekip. Deri te pësimi i golit i bllokuam mirë. Ndërsa pjesën e dytë ekipi nuk bëri atë që i kërkova unë, prandaj u ndëshkova.

Fitoi skuadra më e mirë?

Si trajner asnjëherë nuk je i kënaqur me ekipin, sidomos pas një rezultati të tillë. Nuk bëmë atë që duhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"