Bizhdili, “arkitekti” i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2013 | 13:23

Bizhdili, “arkitekti” i skuadrës

bizhdili1Pas më shumë se një javë bisedimesh mes dy aksionerëve të sh.a. Besa, presidentit Nexhat Bizhdili, i cili zotëron 67% të aksioneve dhe Bashkisë së Kavajës me 33%, më në fund është arritur akordi. Kështu, dje në mbrëmje, përsëri kanë qëndruar gjatë bashkë numri një i klubit, Bizhdili dhe kryebashkiaku Elvis Rroshi, ku janë vendosur pikat mbi ‘i’. Bashkia, si edhe më parë, ka marrë përsipër vazhdimin e kontributit të saj në financat e klubit. Ndërkaq, nga ana e tij, Bizhdili do të mbajë barrën kryesore që nga krijimi i grupit, faza përgatitore etj. Pra, që do të thotë se këto ditë do të zbulohet emri i ri i trajnerit që do të drejtojë Besën sezonin e ardhshëm futbollistik. Tashmë, Bizhdili i ka duart e lira për të vendosur. Rreth emrit të trajnerit ka shumë pikëpyetje, por gjithashtu zgjedhja e tij bëhet emergjente, ndërsa është caktuar edhe data 10 korrik si starti i sezonit. Kjo do të thotë se nuk mund të ketë një fillim pune pa pasur një trajner. Jo pa probleme mbetet edhe përbërja e Besës, ku tashmë janë të larguar qendërmbrojtësi Krasniqi dhe thuajse edhe mesfushori Mihani, pa folur më parë për portierin Alban Hoxha. Nëse këto largime mbeten deri në fund, atëherë Bizhdilit i duhet të riformatojë ekipin që nga mbrojtja, mesfusha dhe sigurisht sulmi, ku momentalisht ka vetëm të riun Mateo Hasa. Kjo fundjavë për të gjitha këto arsye te Besa pritet të jetë një javë “pune” e madhe.
Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"