Paketa pranë Milanit, por operacioni i transferimit përfundon në hetim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 20:28

Paketa pranë Milanit, por operacioni i transferimit përfundon në hetim

Lukas Paketa është një nga futbollistët më në formë të momentit dhe Milani është një nga skuadrat që po kërkon potencialisht shërbimet e lojtarit. Kur të gjitha mediat flasin për një marrëveshje të arritur, ditën e djeshme ka qenë edhe vetë presidenti i klubit Brazilian, Flamengo i cili ka thënë se Reali i Madridit qëndron larg kësaj gare.

paqueta-2

Ndërsa ditën e sotme sipas asaj që shkruan “globoesporte.com”, në lidhje me këtë transferim ka filluar një hetim i brendshëm. Ka qenë Rodrigo Dunshi, presidenti i Këshillit Administrativ të klubit Brazilian ai i cili ka thënë se do ta analizojë këtë operacion në dy aspekte.

“Transferimi i Paketa ka karakteristika shumë të çuditshme. Merkato hapet në janar, por negociatat janë zhvilluar në mesin e kampionatit. Dhe çmimi është më i ulët në krahasim me klauzolën. Unë, si president i Këshillit Administrativ, nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm që të hedh dritë mbi këtë operacion. Do të hap një hetim të brendshëm për të kuptuar atë që ka ndodhur. Mendoj se është shumë e çuditshme, mendoj se ka interesa të tjerë në mes”, mësohet të ketë thënë Dunshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"