Paketa e ndihmës së FSHF-së, ja kur do të fillojë fasha e dytë e pagesave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 12:59

Paketa e ndihmës së FSHF-së, ja kur do të fillojë fasha e dytë e pagesave

Në këtë periudhë kur është ndërprerë futbolli, FSHF ka akorduar një fond prej 80 milionë lekësh (të rinj) për të akorduar dy muaj pagesë për të gjitha kategoritë e sportistëve dhe punonjësve të klubeve.
fshf-logo-standartizim
“FSHF bën me dije të gjithë opinionin sportiv dhe grupet e interesit se ditën e hënë, datë 18 maj 2020, do të përfundojë fasha e parë e pagesës për kategorinë e punonjësve të futbollit që përfitojnë nga paketa financiare e ndihmës së FSHF-së. FSHF do të fillojë ditën e martë me fashën e dytë të pagesave për të gjithë këtë kategori”, ka njoftuar FSHF në faqen e saj zyrtare duke rikujtuar edhe një herë të gjithë kategoritë e personave që do ta përfitojnë edhe pagën e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"