Pak tifozë dhe polemika për teknologjinë nga durrsakët, ja pikantet e ndeshjes Tirana-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 16:42

Pak tifozë dhe polemika për teknologjinë nga durrsakët, ja pikantet e ndeshjes Tirana-Teuta

Ekipet trumbetojnë me të madhe për rëndësinë që i japin Kupës, por të njëjtën rëndësi nuk i japin tifozët. Në stadium nuk ishin më shumë se 100 të pranishëm, në një kohë që luhej një gjysmëfinale. “Panorama Sport” iu sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.Collage Maker-27-Apr-2023-04-29-PM-3129

– Edi Martini e ka fobi kthimin e topit mbrapa te portieri, duke iu bërtitur të tijve që të mos e bëjnë më këtë gjë. “Mos të të shoh më ta kthesh topin te portieri, more vesh”, ia behu tekniku, njërit prej lojtarëve të tij.

– Shehi i tërheq vëmendjen Bekajt kur rinis lojën nga fundorja që t’i dërgojë topat te Përgjoni, pasi është edhe i gjatë për të kapur topat me kokë.

– Tefik Osmani revoltohet me një vendim të kryesorit Ferataj, teksa shkon gjyqtari i katërt, Laver Alla, për ta qetësuar.

– Edhe pse në pankinë, Jurgen Goxhën nuk e mban vendi te goli i Hasanit, duke shkuar tek anësori Tartaraj dhe duke i kërkuar llogari. Afrohet edhe Alla, me Goxhën që i kthehet: “Po ishte pozicion jashtë loje mo Alle”, ia behu lojtari.

– Tifozët durrsakë nuk i besojnë shumë VAR-it te goli i Hasanit. “O arbitër po ishte dy metra afër, që mos e pafsh pikën e hajrit. Nuk keni turp, maskarenj. Keni thyer rekord ‘GUINES'”, ia behën ata.

– Albion Marku i ankohet arbitrit pas një ndërhyrjeje ndaj tij. “Na mbytën me këto ndërhyrje”, ia behu mbrojtësi, teksa ishte i shtrirë në tokë.

– Në fund ka festë dhe humor në dhomën e ekipit bardheblu, me lojtarët që kërcejnë me himnin e PS-së në këtë fushatë elektorale. Momente që kaluan me batuta dhe të qeshura në ekipin e Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"