Pak pasime dhe pak gola, Grizman në krizë totale. Francezi po “vuan” te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 11:10

Pak pasime dhe pak gola, Grizman në krizë totale. Francezi po “vuan” te Barcelona

Antuan Grizman është në krizë. Po kalon një moment të vështirë dhe nuk duhet shumë kohë për ta kuptuar. Me Mesin nuk ka raport të shkëlqyer, ndërsa në fushën e lojës nuk është duke dhënë më të mirën. Kundër Selta Vigos konfirmoi edhe një herë tjetër dinamikën negative të gjërave.

grizman

Në tetë ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një gol, është larg lojës kolektive dhe bëri vetëm 21 pasime në 73 minuta të luajtura. Për ta kuptuar, Dembele me 20 minuta lojë më pak (luajti pjesën e dytë) bëri dyfishin e pasimeve të patriotit të tij (43). Në pjesën e parë Grizman bëri vetëm 10 pasime.

Një shifër shumë e vakët dhe e varfër për një lojtar të Barcelonës, që në themelet e lojës së saj ka pasimet. Bëhet akoma më e rëndë situata nëse e krahasojmë me një vit më parë. Tek Atletiko e Madridit kishte kryer 595 pasime në total, ndërsa si katalanas 529. Të mendosh që Atletiko nuk është ndonjë fanatike e pasimeve.

grizman

Edhe në aspektin e golave ishte më mirë vitin e kaluar. Këtë sezon ka shënuar 4 herë, ndërsa vjet kishte 6 gola. Antuan mund të kishte shkuar me kombëtaren e tij shumë më i qetë nëse do të kishte shfrytëzuar më mirë një pasim të Leo Mesit. Ai e goditi në trupin e Ruben Blankos dhe u zëvendësua nga Suarez.

Francezi do të vijë me kombëtaren e tij në Tiranë për të luajtur ndeshjen e fundit eliminatore të Europianit kundër Shqipërisë. Për të mirën tonë, shpresojmë që kjo krizë të vazhdojë edhe disa ditë dhe të mos “inaugurojë” stadiumin e ri. RASTËSIA- Shorti i Superkupës së Spanjës e vendosi Barcelonën kundër Atletikos dhe në këtë mënyrë, Antuan Grizman do të luajë titullin e tij të parë kundër ish-skuadrës së tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"