Pak orë pasi u largua si trajner i skuadrës së Serisë A, ish-futbollisti i Juventusit ndiqet nga dy klubet e njohura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 14:38

Pak orë pasi u largua si trajner i skuadrës së Serisë A, ish-futbollisti i Juventusit ndiqet nga dy klubet e njohura

Pak orë pasi u largua nga detyra e trajnerit të Veronës, Igor Tudor është gati të rikthehet sërish në pankinë.

TUDOR

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, tekniku kroat kërkohet nga dy skuadra, Gallatasaraj dhe Atalanta.

Në rast të një “divorci” me Xhanpiero Gasperinin, në “pole position” është ish-futbollisti i Juventusit, i cili vjen pas një aventure fantastike me Veronën këtë sezon në Serinë A.

44-vjeçari ndërpreu sot bashkëpunimin me klubin nga Veneto në mënyrë konsensuale.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"