Pak minuta para ndeshjes, sulmohet autobusi i ekipit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 13:37

Pak minuta para ndeshjes, sulmohet autobusi i ekipit shqiptar

Në prag të ndeshjes Pobeda-Shkupi në Maqedoni, është sulmuar autobusi me të cilin udhëtonin futbollistët e ekipit të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur para disa minutave, kur pas arritjes së ekipit të Shkupit në stadiumin “Tumbe Kafe”, autobusi është sulmuar me gurë dhe sende të forta.

Për fat të mirë, ky incident ka ndodhur pas zbarkimit të lojtarëve nga autobusi dhe nuk ka asnjë të lënduar. Ende nuk janë identifikuar autorët përgjegjës për këtë incident.

Autobusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"