Pak harmoni në seancën e parë të Kombëtares, Bulku titullar për Panuçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 16:12

Pak harmoni në seancën e parë të Kombëtares, Bulku titullar për Panuçin

Më shumë se përgatitjet për ndeshjen e radhës, Panuçi ka një vështrim edhe më të largët: ndërtimin e një skuadre për kualifikueset e Europianit të ardhshëm, pjesëmarrja në të cilin është dhe një nga objektivat e italianit, por edhe e Kombëtares sonë.

Kombetarja2

Seancën e parë përgatitore, Panuçi e nisi në formën tradicionale, fillimisht me nxehmje dhe më pas me vrapime të gjata (vrap të lehtë) dhe më pas me vrapime të shkurtra (spirint). Më pas, italiani e ndau grupin në dy skuadra me nga dhjetë lojtarë duke zhvilluar një lojë disaminutëshe me fushë të vogël.

Në mungesë të dy mbrojtësve, Hysaj dhe Gjimshiti, Panuçi i veshi fanellën e “titullarit” ndihmësit të tij, Ervin Bulku. Në njërin krah, Panuçi rreshtoi këta lojtarë: Mavraj, Aliji, Lika, Lila, Lilaj, Grezda, Cikalleshi, Gavazaj dhe Ervin Bulku.

kombetarja

Ndërsa në krahun tjetër, Ajeti, Latifi, Balaj, Qaka, Ramadani, Lenjani, Prenga, Xhaka, Roshi dhe Abazaj. Seanca stërvitore zgjati për rreth 90 minuta, ajo nisi dhe përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, ku fatmirësisht nuk ndodhi asnjë incident.

Nga Durrësi, LEONIDHA MUSAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"