Pak hapësira për shqiptarët, Akhmat Grozni në krizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 21:09

Pak hapësira për shqiptarët, Akhmat Grozni në krizë

Skuadra e treshes shqiptare, Balaj, Roshi, Berisha është duke kaluar një moment tepër të vështirë në kampionatin rus. Akhmat Grozni regjistroi sot humbjen e katërt radhazi teksa u mund në shtëpi nga Arsenal Tula me rezultatin 1-2.

balaj roshi berisha

Trajneri bjellorus Kononov ka kohë që nuk iu beson shqiptarëve vendin e titullarit, të njëjtën gjë bëri edhe në sfidën e sotme ku i vetmi futbollist që u aktivizua ishte Bernard Berisha, i cili u hodh në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë. Fieraku Odise Roshi qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol ndërsa sulmuesi Bekim Balaj nuk ishte i disponuheshëm.

berishaaaa

Në 7 takime të zhvilluara në total, Akhmat Grozni ka arritur të sigurojë 3 fitore dhe 4 humbje duke u renditur në vendin e tetë. Sfidën e radhës, skuadra e futbollistëve shqiptarë do ta luajë në transfertë ndaj CSKA-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"