Paguan pijen energjike kush humb në tenis, klimë pozitive te Teuta. Ja pikantet nga stërvitja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 16:45

Paguan pijen energjike kush humb në tenis, klimë pozitive te Teuta. Ja pikantet nga stërvitja

Teuta luan ditën e nesërme me Kukësin në kampionat dhe klima në kampin durrsak duket pozitive. “Panorama Sport” iu sjell më poshtë pikantet nga stërvitja e djeshme e Teutës:

TEUTA

Arapi, Hoxha, Karabeci, Avdyli, Pjeshka e Zogaj janë të parët që zbresin në fushë dhe nisin me ushtrime shtrythëse.

Pjesa tjetër e ekipit luan tenis, ku Vila, Kuro, Hebaj, Krasniqi, Todorovski luajnë përballë njëri-tjetrit. Për ta bërë interesante lojën ata vendosin se kush humbet paguan një pije energjike.

Por ka edhe nga ata që zgjedhin të bëjnë masazhe apo pasime me njeri-tjetrin deri në momentin kur në fushë zbret trajneri Martini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"