“Paguaj nga xhepi”, kritikat pas Katarit, shpërthen drejtori i Vllaznisë: S’kam marrë asnjë qindarkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 13:23

“Paguaj nga xhepi”, kritikat pas Katarit, shpërthen drejtori i Vllaznisë: S’kam marrë asnjë qindarkë

Drejtori sportiv i Vllaznisë, turku Engin Firat, ndodhet prej dy ditësh në Katar në një tur për nënshkrimin e marrëveshjeve mes klubeve dhe akademive në shtetin e largët me klubin shkodran. Dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes me akademinë e njohur “Aspire” në Doha dhe me klubin “Muaither Club”, drejtori Firat ka shfrytëzuar temperaturat e larta në Katar duke u relaksuar në pishinë. Dhe një foto nga ky moment ka menduar që ta ndajë me miqtë e tij në “Facebook”.

Menjëherë disa portale dhe sportdashës në rrjetet sociale kanë nxituar për të hedhur dyshime në lidhje me vizitën e tij në Katar nëse po bëhet për punë apo për pushime. Madje, janë hedhur edhe dyshime se me paratë e kujt bëhet e gjithë kjo. Firat vendosi që të shpërthente në faqen e tij në “Facebook”.

engin firat

Reagimi – “Për lajmet e famshme dhe burimin e tij të famshëm. Nuk është e vërtetë: nuk kam marrë ende asnjë lek nga Vllaznia. Nuk është e vërtetë: kam paguar udhëtimet, hotelet dhe gjithçka nga xhepi im. Nuk është e vërtetë: e kam thënë edhe në konferencën time në gusht që unë udhëtoj shumë. Nuk është e vërtetë: nëse unë paguaj vetë, mund të ulem në mëngjes edhe në pishinë. Nuk është e vërtetë: jam përgjegjës për ekipin e Vllaznisë, pavarësisht se dua të bëj një projekt edhe për akademinë, pavarësisht se nuk është puna ime. Akademia ka dy drejtorë.

Nuk është e vërtetë: nëse drejtuesit e akademisë sonë duan të jenë në Doha, ata duhet të vijnë si unë, me shpenzimet e tyre. Nuk është e vërtetë: nuk jam për akademinë këtu, synimi kryesor është të bashkëpunojmë me klubin Muaither dhe të ngremë marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk është e vërtetë: ne kemi ndjekur ekipin U-19 dhe kemi ftuar lojtarë për stërvitje. Trajneri donte të vinin pas ndeshjes me Astanan që e humbën me rezultatin 0-4. Nuk është e vërtetë: nëse burimi juaj do të vinte të shihte ndeshjet e Vllaznisë, ai mund të më shihte mua. Nuk është e vërtetë: ky është ‘Facebook’-u im dhe jo i Vllaznisë. Është e vërtetë: 10/10!, gënjeshtari perfekt”, shkruan Firat.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"