Pagoi për tu rikthyer, por Goxhaj pëson dëmim horror në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 13:34

Pagoi për tu rikthyer, por Goxhaj pëson dëmim horror në kokë

Ka pasur disa minuta paniku në stadium pas minutës së 27-të. Goxhaj dhe Karlos Ramos, në një duel për topin në ajër, përplasen kokë më kokë dhe menjëherë kërkohet ndërhyrja e stafeve mjekësore. Momente paniku, teksa të dy futbollistët marrin ndihmën e parë në fushë dhe me të njëjtën ambulancë dërgohen në spitalin e Ballshit.bandicam 2020-02-29 14-31-22-540

Mjeku i Flamurtarit ka udhëtuar drejt spitalit dhe ndeshja rinis, duke qenë se i pranishëm ka mbetur mjeku i skuadrës vendëse. Në moment të parë, lojtarët në fushë kanë qenë të panikosur kur kanë parë dy futbollistët që kanë pësuar çarje mbi vetull.

Lojtarët e fashuar, pasi kanë marrë ndihmën e parë në fushë, janë nisur drejt spitalit me autoambulancë të shoqëruar nga mjeku i Flamurtarit, ndërsa mjeku i Bylisit mori në mbikëqyrje të dyja ekipet duke qëndruar në stadium. Gazeta mëson së bëhet fjalë për të paktën katër qepje, për secilin, duke qenë se goditja ka qenë e fortë mes tyre. Sapo ka nisur pjesa e dytë të dy lojtarët janë rikthyer në stadium të fashuar.goxhaj

Ndërkohë, të kontaktuar nga gazeta, të dy mjekët kanë theksuar se nga përplasja momentale dhe çarjet në kokë u krijua panik, por çdo gjë u zgjidh. Në fund, për rreth 20-25 minuta, të dy lojtarët ishin në pankinë. Goxhaj, pasi qëndroi katër takime i pezulluar, ka paguar për rikthimin, por për ironi të fatit u dëmtua dhe nuk mund të ishte në fushë për të ndihmuar ekipin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"