Pagoi 26 milionë për 17 vjet por do të fitojë mbi 100 milionë, ja kush është kompeticioni që përfshiu virusin në siguracion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 23:59


Pagoi 26 milionë për 17 vjet por do të fitojë mbi 100 milionë, ja kush është kompeticioni që përfshiu virusin në siguracion

Organizuesit e turneut Uimbledon do të përfitojë mbi 100 milionë paund nga sigurimet, duke qenë se përfshinë në kontratën e sigurimit dëmet e mundshme nga një virus.

uimbledon

Bëhet fjalë për vitin 2003, kur siguracioni për të gjitha Klubet e Tenisit të Hapur dhe Kriketit (AELTC) përfshiu dhe rimbursimin në rast të dëmeve shkaktuar nga një virus.

Wimbledon-Prize-Money-780x405

Vlera e siguracionit ishte 1.5 milionë paund në vit dhe me një llogaritje të thjeshtë i bie që janë shpenzuar vetëm 26 milionë paund në 17 vite, por rimbursimi do të bëhet në vlerën mbi 100 milionë.

leuis “Siguracioni do na ndihmojë të mbrojmë bilancin pozitiv deri në një farë mase, ose më saktë në një të madhe. Sigurisht që jemi me fat që e kemi siguracionin dhe sigurisht që na ndihmon, por ai nuk na i zgjidh të gjitha problemet.

Detajet dhe shifrat ndoshta nuk do të merren vesh për muaj të tërë,” u shpreh kryetari në largim i Wimbledonit, Riçard Leuis. Anulimi i Uembledonit ndodhi për herë të parë që nga lufta e dytë botërore, ndërkohë vendimi u mor që turneu të mbahej në vitin 2021.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com