Pagë 10 milionë euro në sezon, Alaba drejt kalimit në Premier Ligë
Ku do të luajë David Alaba sezonin e ardhshëm? Kontrata e mbrojtësit të Bajernit të Mynihut dihet se skadon dhe të gjitha klubet më të mira në Europë duan shërbimet e austriakut. Javën e kaluar, “Marca” njoftoi se Alaba kishte arritur një marrëveshje me Real Madrid, një informacion që sipas “Sky sport” ishte i gabuar dhe është ende i pasaktë.
Tani gazetari italian Romeo Agresti raporton se kampionët e Anglisë, Liverpuli, ka paraqitur një ofertë zyrtare për Alabën me një pagë prej 175 mijë paundësh në javë (190 mijë euro në javë, ose 10 milionë euro në vit).
Sipas asaj që shkruan “Sky sport”, Alaba në të vërtetë po negocion me pesë klube dhe gjithashtu flet për numra, por nuk ka ndërmend që të zbresë poshtë kërkesës së tij prej 12 milionësh në sezon ose 220 mijë euro në javë, në rastin e Liverpulit. Anglezët duken ekipi që ka dalë më zbuluar kundrejt të tjerëve, ndonëse në Madrid janë të bindur se në fund Alaba do të zgjedhë Realin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"