Pagat vjetore, Barcelona bën ligjin. Ja shifrat që paguajnë klubet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 12:53

Pagat vjetore, Barcelona bën ligjin. Ja shifrat që paguajnë klubet

Barcelona shpenzon më shumë se çdo klub tjetër në botë për rrogat e futbollistëve. Në bilancin e tyre përfundimtar duhet të nxjerrin nga arkat e klubit për në llogaritë bankare të futbollistëve 487 milionë euro.

barcelona

Diçka e tillë bën që të parakalojnë edhe gjigantët e Premier Ligës së Mançester Junajtid apo Mançester Siti. Katalanasit janë një ekip shumë i fortë në aspektin financiar dhe kjo gjë i ndihmon që të tregojnë “muskujt” kundrejt të tjerëve. Sepse rrogat e futbollistëve janë rritur ndjeshëm në krahasim me një sezon më parë.

pa

Rinovimet e shumta që ka bërë Bartomeu kanë ndikuar në këtë aspekt. Lionel Mesi, i cili fiton 1.75 milionë paund në javë, zë 15 për qind të shumës së përgjithshme të rrogave të Barcelonës. Barça paguan rroga vjetore 92 milionë euro edhe më shumë sesa rivali i tyre i përjetshëm, Reali i Madridit dhe 478 milionë euro më shumë sesa Girona, e cila paguan vetëm 9 milionë euro paga për lojtarët. Katalanasit dominojnë shifrat jo vetëm në Spanjë, por edhe në Europë. Megjithatë, të dyja ekipet e mëdha në Spanjë janë të parat në renditen e përgjithshme. Pas tyre renditet Mançester Junajtid me 337 milionë euro, ndërsa Siti dhe PSG-ja e plotësojnë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"