Pagat e fshehura te Juventusi, prokuroria “shpëton”… futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 21:30

Pagat e fshehura te Juventusi, prokuroria “shpëton”… futbollistët

Prokurori federal, Xhuzepe Çine, po mbyll hetimet për çështjen e pagave të fshehura nga Juventusi. Pas shtyrjes së çështjes, në ditët në vijim mund të dalin përfundime të reja lidhur me përgjegjësinë e klubit dhe e atyre që e drejtuan atë, me ish-presidentin Anjeli në krye.

juventus anjeli nedved

Sipas zërave të parë, Juventusi rrezikon një gjobë disa milionë euroshe, ose një dënim deri në 25 pikë, ndërsa për ish-drejtuesit mund të vijnë sanksione të reja, ndoshta më të rënda. Ndërkohë, lajmi i mirë duket se përfshin futbollistët bardhezi, të cilët mund t’i shpëtojnë dënimeve.

Kjo pasi në shkëmbimin e “e mail”-eve me menaxherët dhe drejtuesit, prokurori Çine vlerëson se ata kanë qenë të detyruar për të pranuar paktin, por duke mos ditur se ato para nga të cilat ata duhet të hiqnin dorë, nuk do të pasqyroheshin në buxhet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"