Paga modeste, nuk do ta besoni sa merr në muaj mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbullua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 23:40

Paga modeste, nuk do ta besoni sa merr në muaj mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbullua

Është një nga futbollistët më të mirë të momentit te Verona, por mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, paguhet vetëm 8 mijë euro në muaj te skuadra e Serisë A.

marash kumbulla

Shqiptari është futbollisti me pagesën më të ulët te skuadra veroneze, edhe pse është titullar i padiskutueshëm te skuadra e tij. Kujtojmë që Kumbulla ishte pjesë e akademisë, teksa i është bashkuar skuadrës së parë prej 2 sezonesh.

Paga e tij pritet të rritet në muajin janar, pasi mbrojtësi ka zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjioze, teksa nuk është normale që të mbetet në këto shifra modeste.

rebic rrahmani

Për sa i përket ish-mbrojtësit të Partizanit, Amir Rrahmani, ai merr 30 mijë euro në muaj. Një shumë kjo relativisht e kënaqshme. Futbollisti më i paguar te Verona është Xhampaolo Pacini, i cili merr plot 184 mijë euro në muaj. Ja të gjitha pagat javore të futbollistëve të Veronës:

Pagat e Verones

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"