Paditi ish-klubin në FIFA, mesfushori i ri i Laçit: Për kurbinasit refuzova disa ekipe të Superiores

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 15, 2018 | 14:23

Paditi ish-klubin në FIFA, mesfushori i ri i Laçit: Për kurbinasit refuzova disa ekipe të Superiores

Sezoni i ri i Laçit ka nisur që në qershor, kur ekipi filloi punën për pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Ndonëse konfigurimi i skuadrës ka nisur prej dy muajsh, Laçi nuk ndihet i plotë në prag të startit të Kategorisë Superiore, ku të dielën do të jenë përballë Kukësit në transfertë. Puna për Europën nisi me Besnik Prengën në drejtim, por pas përfundimit të turit të dytë të Ligës së Europës, trajneri mirditor u largua drejt Kroacisë, nga ku erdhi.

bojan najdenov

Prej disa ditësh, drejtimin e skuadrës kurbinase e ka marrë trajneri Artan Mërgjyshi, por finalja e Superkupës me Skënderbeun tregoi se Laçi ka disa probleme që duhen zgjidhur para fillimit të edicionit të ri. “Hemorragjia” e madhe që pësoi Laçi në përfundim të sezonit të shkuar ka bërë që ekipi të mos jetë ende i plotë. Bojan Najdenov- Drejtuesit e Laçit po bëjnë të pamundurën që në këtë periudhë të mbetur të merkatos të plotësojnë grupin dhe lëvizja e parë e kurbinasve ishte afrimi i mesfushorit maqedonas, Bojan Najdenov. 26-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës iraniane të Esteghal, mirëpo për shkak se këta të fundit nuk i kishin paguar disa paga, ai u largua nga Irani.

Najdenov e ka paditur në FIFA Esteghalin dhe mbetet në pritje të përgjigjes, në mënyrë që të marrë dokumentacion dhe të regjistrohet si futbollist i Laçit. Në një prononcim për “infosport.mk”, mesfushori konfirmoi transferimin te Laçi që, sipas tij, drejtuesit e klubit kurbinas u treguan seriozë në bisedime. “Kam arritur marrëveshje njëvjeçare. Jam shumë i kënaqur nga kushtet e ofruara, edhe pse kisha kërkesa edhe nga disa skuadra tjera të Superligës shqiptare, më të cilat isha në kontakte. Drejtuesit e Laçit ishin më konkretë dhe më seriozë, ndaj në fund shumë shpejt arritëm edhe marrëveshjen në fjalë”, u shpreh dje mesfushori Bojan Najdenov.






www.minuta90.com