Paderborni mposht Fraiburgun e Abrashit, por Gjasula vendos rekord në Bundesligë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 14:43

FB Legjionaret Të fundit

Paderborni mposht Fraiburgun e Abrashit, por Gjasula vendos rekord në Bundesligë

Rezultat surprizues në kampionatin gjerman, ku Paderborni i Jurgen Gjasulës ka thyer Fraiburgun e Abrashit me rezultatin 0-2 dhe ka nisur të besojë realisht te mbijetesa në elitën e Gjermanisë. Në fushën e lojës ishin edhe dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare.klaus gjasula

Gjasula fitoi derbin kuqezi me Abrashin. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Paderbornin, i cili ka lënë vendin e fundit të tabelës.

Kartonët – Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares, ka marrë kartonin e 10-të të verdhë në 18 ndeshje në Bundesligë dhe kështu ka vendosur një rekord.

Sipas të dhënave statistikore të “Opta”-s, mesfushori shqiptar është i dyti lojtar në historinë e Bundesligës që ka marrë 10 kartonë të verdhë në 18 ndeshje, shumë pas ish-lojtarit të Uerdigenit, Helmut Rahner.

Në minutën e 14-të të ndeshjes së djeshme të Paderbornit me Fraiburgun, ai është ndëshkuar me karton të verdhë dhe do ta humbasë ndeshjen e javës së ardhshme me Volfsburgun.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com