Pa Top të Artë dhe pa makina, Ronaldos i del një tjetër problem tek Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 16:22

Pa Top të Artë dhe pa makina, Ronaldos i del një tjetër problem tek Junajtid

Emërimi i Ralf Ragnik në krye të Mançester Junajtid pritet të sjellë ndryshime brenda, por dhe jashtë fushe. Tekniku do të ndikojë dhe në mbërritjen e lojtarëve në stërvitje.

RONALDO 1

Sipas “Mirror”, ish-trajneri i Lajpcigut do të lejojë lojtarët që të vijnë në stërvitje jo me makina luksoze ose me ato marka që sponsorizojnë klubin. Këtë metodë ai e ka praktikuar dhe kur drejtonte gjermanët.

Megjithatë ndryshime qëndron se tani ai ka një super yll të futbollit botëror në ekip si Kristiano Ronaldo. Portugezi njihet për pasionin e tij për makinat e shtrenjta dhe ka një koleksion me vlerë rreth 20 milionë euro.

Të qenit i famshëm normalisht ka dhe benefitet e veta, por mbetet për tu parë nëse Ragnik do të bëjë ndonjë përjashtim.

makina

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"