Pa tifozë, por sherr në shkallët e stadiumit dhe në tunel. Frashëri preket nga fjalët e të pranishmëve, plas grushti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:55

Pa tifozë, por sherr në shkallët e stadiumit dhe në tunel. Frashëri preket nga fjalët e të pranishmëve, plas grushti

Sherr në fund të ndeshjes Tirana-Teuta. Shkaktarë janë bërë familjarët e Stivi Frashërit dhe portieri që në dhomat e zhveshjes ka sulmuar disa tifozë e lojtarë të Tiranës. Gjithçka nisi në fund të takimit kur një i pranishëm në stadium u kap me portierin.

familjaret e frasherit

Më pas situata precipitoi dhe të afërm të Frashërit u përplasën me të ftuarit që ishin në shkallët e “Selman Stërmasit”. Pati rrëmujë dhe grushte, ndërsa portieri i Teutës, i cili u soll jashtë çdo norme etike, u ngjit për t’u përleshur me tifozët. Gjithçka u shua me ndërhyrjen e drejtuesve të Tiranës. Ama portieri nuk e mbylli me kaq. Së bashku me të afërmit (që çuditërisht u futën në dhomat e zhveshjes) Frashëri vazhdoi sherrin dhe u përplas me futbollistë të Tiranës dhe drejtuesit bardheblu.

sherri ne tribune

Thuhet se ai sulmoi Elton Kalenë dhe Grent Halilin. Mes rrëmujës dhe lojtarëve që ishin në korridor ishte Tefik Osmani, i cili akuzoi si portierin e Teutës dhe të afërmit e tij që provokuan sherrin dhe goditën bardheblutë. U desh ndërhyrja e drejtuesve të të dyja skuadrave dhe Policisë së Shtetit që të qetësohej situata, ndërsa enigmatik është fakti se si të afërm të lojtarit të Teutës ishin në dhomat e zhveshjes. Më pas, për të qetësuar situatën erdhi policia, e cila mori nën kontroll stadiumin, sepse gjithçka mund të kishte precipituar edhe më shumë.

sherri ne tribuna

NDESHJA – Presidenti Edmond Hasanbelliu ishte nga të parët që erdhi në stadium për të ndjekur sfidën mes skuadrës së tij dhe bardhebluve. Refik Halili ndoqi vetëm pjesën e parë në tribunë dhe më pas u largua.

Zyrtarët e FSHF-së, Xhankarlo Kamoleze, Sulejman Mema dhe Xhemal Mustedanagiç, e panë nga afër sfidën mes Tiranës dhe Teutës. Në fushë, disa lojtarë që janë në planet e Kombëtares.

Nga minuta e parë, këtë sezon blerja e janarit, mbrojtësi Behiratche, që luan në vend të Najdovskit, i pezulluar dhe me Koronavirus.

Elton Kale takon Erando Karabecin në fushë, ndërsa kapiteni i Tiranës nis lojën, duke shkelmuar topin e parë të takimit.

Tetova dhe Osmani thërrasin Bathën para nisjes së lojës dhe bisedojnë me kapitenin bardhebu.

Në momentin e zëvendësimit, duartrokitet Karabeci nga të pranishmit krah Teutës, por jo nga tifozët e Tiranës, të cilët e harrojnë ish-kapitenin.

I pranishëm në ambientet e stadiumit, ish-trajneri i Skënderbeut dhe Tiranës, Julian Ahmataj.

Si zakonisht, trajnerët e skuadrave kanë qenë aktivë. Tetova nga ana e tij e kishte me mesfushorët: “Idi, të tre poshtë (vijës së mesit të fushës). Të tre. Çelhaka”. Martini nga ana e vet u drejtohet të tijve: “Kërkoje me e zgjedh lojën, kërkoje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"