Pa qendërmbrojtje ndaj Devollit, por Gjyla shfaqet optimist: Mjafton të mos pësojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 12:33

Pa qendërmbrojtje ndaj Devollit, por Gjyla shfaqet optimist: Mjafton të mos pësojmë…

Lushnja udhëton me mungesa dhe dilema në transfertën delikate të Devollit. Ilir Gjyla do t’i bëjë llogaritë pa dy qendërmbrojtësit Brahimaj dhe Ibrahimllari, ndërsa as Sulkja nuk është rikuperuar plotësisht. Vetë trajneri e pranon që nuk do ta kenë të lehtë këtë 90- minutësh, e megjithatë beson te vazhdimësia.

gjyla

“Unë e kam thënë se të gjitha ndeshjet për Lushnjën janë të vështira, pasi të gjitha ekipet kundërshtare na presin si kryesues, derisa jemi edhe në vendin e parë. Pres një lojë të fortë, aq më tepër kur Devolli në këtë fillim të kampionatit synon pikët e veta. Ata janë të 2-ët në tabelë, ndaj do të jetë një ndeshje e hapur. Kemi dy mungesa si Ibrahimllarin e Brahimajn, apo edhe Sulkjan. Prandaj, ekipi ka 25 futbollistë për të përballuar kampionatin.

Ata që do të luajnë do të jenë të gatshëm”, deklaroi fillimisht Ilir Gjyla. Tekniku i verdhejeshilëve tha se Lushnja e vlerëson Devollin dhe do të kërkojë që skuadra e tij të mos pësojë, për të kontrolluar ndeshjen në vazhdimësi. “Megjithatë, nuk nënvlerësojmë asnjë ekip. Jo Devollin, por asnjë ekip. Mendojmë të respektojmë veten duke vlerësuar kundërshtarin. Nëse do të mendonim se fitohet lehtë, do të gabonim. Ata kanë një skuadër të fortë dhe këtë e tregojnë edhe pikët, madje edhe në transfertë. Do t’i përgjigjemi. Do të mundohemi të mos pësojmë në fillim, për ta pasur lojën nënkontroll në vazhdimësi.

gjyla

Jemi munduar ta riparojmë gjatë javës. Kemi fituar, por në fillim kemi gabuar në disa momente. Edhe jemi ndëshkuar. Nesër (sot) do të mundohemi ta mbajmë zero prapa, për të kapur diçka. Megjithatë, skuadra ka treguar forcë për të kthyer rezultatin. Por kjo nuk dotë thotë që duhet të pësojmë. Golat e Cankës? Mikeli njihet. Ka vite që shënon gola. Për këtë punë e morëm dhe ai po bën gola. Ai ka virtytet, cilësitë dhe aftësitë e veta. Skuadra e nxjerr para portës dhe Canka është ai që shënon”, përfundoi Gjyla.

Alban Alushi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"