Pa Mesin, Argjentinës nuk i bën punë as viagra në 3600 metra lartësi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2017 | 10:01

Pa Mesin, Argjentinës nuk i bën punë as viagra në 3600 metra lartësi (VIDEO)

Pa Lionel Mesin për shkak të pezullimit të vonë, Argjentina bie në lartësinë e La Pazit dhe humbasin 2-0 në rrugën e kualifikimit për në Botërorin “Rusi 2018”. Kapiteni, i cili duhej të ishte në fushë që nga minuta e parë në formacionin e Edgardo Bauzës, u pezullua nga FIFA pak orë përpara ndeshjes për fyerjen e arbitrit në takimit e fundit ndaj Kilit.

bolivi argjentine

Dhe mungesës së sulmuesit iu shtuan edhe ato të Otamendit, Biljas, Maskeranos dhe Higuainit. Miqtë e patën të pamundur të ambientoheshin me lartësinë e 3600 metrave dhe Bolivia natyrshëm, e mësuar të luajë në këtë lartësi, gjeti golin e avantazhit pas gjysmë ore lojë kur markimi i dobët i Ronkalias u kapitalizua nga Huan Karlos Arçe, i cili mposhti me kokë Romeron.

Bauza humbi edhe Ramiro Funesin për shkak të një dëmtimi në gju përpara fundit të pjesës së parë, duke i lejuar 32-vjeçarit Matias Karuzo që të bënte ndeshjen e tij të parë me fanellën bardhekaltër që prej vitit 2010. Por dominimi i vendësve do të vijonte edhe në pjesën e dytë, 7 minuta pas së cilës Moreno, i pamarkuar, do të gjunjëzonte për herë të dytë miqtë.

Me energjitë që shteronin dhe mungesën e oksigjenit që luante rolin e tij, Argjentina e pati të pamundur që të gjente forcat për të rihapur ndeshjen. Nënkampionëve të botës nuk u bëri punë as viagra që marrin sa herë luajnë në “La Paz” (e marrin për të rritur qarkullimin e gjakut dhe sasinë e oksigjenit në trup). Ata nuk fitojnë në Bolivi që prej vitit 2005. Ndërkohë që bilanci i tyre pa Mesin në fushë flet vetë sesa vendimtar është kapiteni: Pa numrin 10 në fushë, ata kanë arritur vetëm një fitore në 8 ndeshjet që ai ka munguar gjatë këtyre kualifikueseve. Argjentina mbetet në vend të pestë në kuotën e 22 pikëve (play-off), ndërsa Bolivia mbetet në vendin e parafundit: 10 pikë pas 14 ndeshjesh. nejmar brazil Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Kolumbia fitoi në transfertë ndaj Ekuadorit me rezultatin 0-2, Kili mposhti në shtëpi Venezuelën me shifrat 3-1, Brazili kaloi pa problem Paraguajin duke fituar 3-0 dhe Peruja realizoi një triumf të rëndësishëm ndaj Uruguajit me rezultatin 2-1.

Rezultatet

Bolivi – Argjentinë 2-0

Ekuador – Kolumbi 0-2

Kili – Venezuelë 3-1

Brazil – Paraguaj 3-0

Peru – Uruguaj 2-1

renditja amerika e jugut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"